Më pak gjela deti në Zadrimë

Më pak gjela deti në Zadrimë

Zadrima e Lezhës është një nga zonat që ka krijuar traditë në mbarështimin e gjelit të detit.

Shpendët prej ditësh janë nxjerrë në shitje, buzë rrugëve nacionale apo në tregje.

Por ajo që vihet re është ulja vit pas viti e numrit të mbarështuar.

Fermerët më të vjetër e lidhin këtë më largimin e të rinjve ose refuzimin e tyre për tu angazhuar me një punë që sipas tyre kërkon shumë mund e në fund fitimi nuk është i sigurt.

Fermer: "Vetëm pleqtë merren sepse të rinjtë janë jashtë."

Mungesa e tregut për produktin shqiptar edhe si pasojë e importeve është një tjetër arsye pse fermerët e Zadrimës po largohen nga kjo traditë.

Fermer: "Përfitimet janë të dobëta."

Gjeli i Detit konsiderohet si mbreti i tavolinës së Vitit të Ri. Ndaj mjeshtrit e kuzhinës, propozojnë gjithmonë ide të reja si ky produkt mund të jetë më gjatë i pranishëm në menynë e shqiptarëve.

Altin Prenga: "Në një fshat shumë të vogël ne morëm lakrën dhe gjelin e detit. Me to gatuam një recetë që është e stinës. Shumë herë nuk është mungesa e tregut problemi por edhe tendenca e rinisë për të braktisur tokat."

Sot në Zadrimë mbarështohen deri në 20 mijë shpendë, rreth 7 herë më pak se para viteve '90, ndërsa kjo lidhet edhe me uljen e kërkesave.

EMISIONET