Në fillim ishin mikesha shumë të mira dhe realizuan një projekt muzikor së bashku, por më vonë çdo gjë mori rrjedhë tjetër.

U përfol shumë sherri i Cardi B me Nicki Minaj. Ishte Cardi ajo që tentoi të qëllonte Nickin me këpucë në prapaskenën e Haarper’s Baazar në Nju Jork, por nuk ia doli pasi kjo e fundit ishte e rrethuar nga rojet e sigurisë.

Pas postimeve në Instagram, Cardi ka vendosur të flasë për herë të parë për shkakun e konfliktit që ti japë fund spekulimeve.

“Ajo ka hedhur shumë fjalë për mua. I fola dy herë para ngjarjes dhe arritëm të mirëkuptoheshim. Por ajo vazhdoi sërish”, tha Cardi për revistën “W”.

Arsyeja e vërtetë e zënkës erdhi kur reperja Minaj i kishte bërë 'unlike' një postimi rreth mënyrës si Cardi kujdeset për vajzën e saj.

“Isha gati për të bërë miliona në turneun e Bruno Mars dhe sakrifikova për të qenë pranë vajzës time. Unë e dua vajzën time dhe jam nënë shumë e mirë. Kështu që nuk mund të më gjykojë një femër që nuk ka fëmijë. Shumë njerëz më thonë se nuk ishte momenti dhe vend ii duhur, por unë nuk do kap asnjë artist në dyqan apo në ndonjë cep lagjeje”, rrëfeu Cardi.

Ndër të tjera, shpjegoi për revistën se sa e frikësuar ishte kur mësoi se po priste një fëmijë.

“Kur ngela shtatzanë, isha shumë e frikësuar. Çdo artist që është bërë me fëmijë, ka patur disa vite karrierë. Mua më thonin se ishte viti im i parë i famës dhe do shkatërroja gjithçka. Unë i thoja vetes vazhdimisht që do kthehem sërish në skenë dhe do dukem seksi si më parë”, shtoi reperja.

/Ora News.tv/