Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili tha se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq se sa me Vuçiç.

Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk e frikëson asnjë provokim i tillë. Ai ka thënë se pozita e vështirë e Serbisë është e tillë që duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Unë nuk dua të lëshohem në vlerësime personale. As mua nuk më pëlqen të flas me Thaçin apo të gjithë, por e bëj sepse kjo është puna ime. Është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiç, shkruan ‘Telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.

Presidenti serb ka thënë se nuk duhet harruar se çfarë i kishte kushtuar rajonit tregimi i muskujve.

/Ora News.tv/