Më i miri në Botë, Deco jep votën e tij

Më i miri në Botë, Deco jep votën e tij

Pas mediave franceze, që "hoqën" nga lista e finalistëve të "Topit të Artë 2018" Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, radha për të përjashtuar dyshen fantastike është e ish-mesfushorit të Barcelonës, Deco. Portugezi, i cili fitoi pothuajse gjithçka në karrierën e tij është shprehur se Ronaldinho është futbollisti më i mirë në botë.

"Është e qartë se Leo dhe Cristiano janë futbollistët më të mëdhenj. Kjo për shkak se askush nuk mendonte se do të luanin kaq gjatë në këto nivele. Por ai që më bëri përshtypje më shumë, pavarësisht se nuk ishte aq vendimtar, ishte Ronaldinho. Për mua, ai gjithmonë do të jetë më i miri".-tha Deco për AS.

Deco luajti me Ronaldinhon në "Camp Nou"  mes viteve 2004 dhe 2008.

EMISIONET