“Më e bukura në botë”, kjo vajzë fiton sfidën 10-vjeçare të Instagramit

Thylane Blondeau u konsiderua si “vajza më e bukur në botë” kur revista Vogue publikoi një fotografi të saj në moshën 6-vjeçare.

Këtë javë, ajo u bë pjesë e sfidës së Instagramit, ku të gjithë po publikojnë fotografi të dekadës së kaluar për të treguar diferencën. Shumë njerëz kanë patur ndryshime të mëdha në paraqitje ku adoleshenca i ka sjellë një pamje tjetër, por kjo gjë nuk ka ndodhur me modelen Thylane.

Në imazhin e publikuar në rrjete sociale, Thylane duket po aq e bukur sa kur ishte 6-vjeçare. Modelja franceze mori shumë komplimente për paraqitjen e saj, ndërkohë që ka nisur një fushatë të suksesshme me linjën e veshjeve.

EMISIONET