Me breshkë drejt Tiranës, dhurata e protestuesit nga Elbasani për Kryeministrin

Me breshkë drejt Tiranës, dhurata e protestuesit nga Elbasani për

Një protestues nga qyteti i Elbasanit ka zgjedhur që të vijë ndryshe në këtë protestë të 3-të kombëtare të opozitës, organizuar në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetari ka zgjedhur që në Tiranë të marrë me vete një breshkë dhe sipas tij me këtë breshkë Rama duhet të largohet.

Qytetari: Unë sot do ti dërgoj Ramës një breshkë sepse të vetat i ka ngordhur prandaj në ikje Ramës do ti dhuroj këtë breshkë.

Në media është shkruar shpesh për faktin se kryeministri Edi Rama mbarështonte në zyrën e tij dy breshka të zakonta dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka orientuar protestuesin drejtë kësaj "dhurate". 

EMISIONET