"Më bën me depresion", shefi i Instagram reagon ashpër ndaj Selena Gomez

"Më bën me depresion", shefi i Instagram reagon ashpër

Shefi i Instagram ka reaguar ndaj deklaratave të këngëtares Selena Gomez, e cila thoshte se rrjeti social mund ta bëjë me depresion.

Adam Mosseri foli për Radio 1 Newsbeat duke sqaruar se ngacmimi në internet duhet të trajtohet si pjesë e një plani më të gjerë. Reagimi i tij erdhi pasi Selena Gomez zbuloi se e mban Instagram në telefonin e dikujt tjetër dhe bën log in në mënyrë periodike pasi ndikon keq në gjendjen e saj psikologjike.

Për këtë, Mosseri tha se nuk dëshiron që njerëzit të "marrin depresion" nga platforma, por Instagram "nuk mund t'i ndalojë njerëzit të thonë gjëra të keqe".

Nuk do ta përgjithësoja përvojën e Selena Gomez-it në Instagram si një përvojë që mund të jetë edhe e imja apo e dikujt tjetër. Ajo ka mbi 100 milion ndjekës. Është një botë krejt tjetër. Ne nuk duam që njerëzit të bien në depresion duke përdorur aplikacionin tonë, por s’mundemi as t’i ndalojmë njerëzit të shajnë”, u shpreh Mosseri.

Ndër të tjera, shpjegoi se kritikat që merr Instagram janë të shëndetshme pasi mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që ndodhin në internet.

EMISIONET