Më 22 Maj studentët do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Arsyet sipas studentëve organizatorë lidhen me kërkesat e paplotësuara nga Ministria e Arsimit

Ende pa u larguar shenjat e protestave të dhjetorit, studentët paralajmërojnë një tjetër protestë, më 22 Maj para Ministrisë së Arsimit.

Arsyet sipas studentëve organizatorë lidhen me kërkesat e paplotësuara nga Ministria e Arsimit. Ata thonë se protestat e tyre nuk kanë ndryshuar ende cilësinë në universitete.

Dorian Beqiri, student: Ka pasur mosplotësim të kërkesave që ne kemi bërë në dhjetor dhe janar. Nëse disa kërkesa janë plotësuar, ka vend për kërkesa të tjera.

Edhe pse disa prej studentëve që po organizojnë tubimin e 22 Majit janë parë krah opozitës në mbështetje të kauzës së saj, ata thonë se protesta do t`i qëndroj larg politikës.

Dorian Beqiri, student: Do të mbetet siç ka qenë në fillimet e veta, një protestë studentore, pa përkatësi politike.

Ditën e diel, këshillat studentor do të zhvillojnë takim me studentë dhe pedagogë për të konkluduar listën e kërkesave që do t`i parashtrojnë Ministrisë së Arsimit.

/Ora News.tv/