Mbyllja e rafinerisë, Rama i përgjigjet naftëtarit: Është ekonomi tregu i dashur

Mbyllja e rafinerisë, Rama i përgjigjet naftëtarit:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’ iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve mbi problematika të ndryshme në Shqipëri. 

I pyetur nga një naftëtar se çfarë do të bëhet me të rinjtë pas mbylljes së rafinerisë së naftës në Fier dhe se si do ti mbajnë familjet kur nuk kanë marrë pagat, Rama tha se kjo është një nga sfidat e ekonomisë së tregut.

Kryeministri nënvizoi se të gjithë punonjësit do të marrin pagesën e papunësisë.

Tare: Jam një naftëtar i ri dhe dua të di çfarë perspektive kemi ne të rinjtë kur po e mbyllni këtë rafineri? Më thoni ku ti gjej unë të ardhurat për të mbajtur familjen kur kam 15 paga pa marrë? Ju lutem bëni diçka për Mallakstrën!

Rama: Këto janë sfidat e një ekonomie tregu i dashur dhe sigurisht që aty ka një mëkat origjinal që ka nisur me atë privatizimin e famshëm. Kjo varet në vazhdimësi nga mundësia për të pasur operatorë dhe investitorë. Ne kemi bërë sa kemi mundur, nuk kemi bërë sa kemi dashur, po vazhdojmë të përpiqemi. Jemi në një proces që shikojmë dritë në fund të këtij tuneli të ri që u hap, por ndërkohë kemi marrë masa. Do të fillojmë menjëherë me pagesën e papunësisë për të gjithë ata që janë atje punonjës që është obligim i shtetit dhe pastaj do të shikojmë më tutje procesin.



EMISIONET