Çmimi “Onufri” nder vite është fituar nga artiste të cilët debutojnë fuqishëm në arenën ndërkombëtare si Gazmend Leka, Silva Anagnosti, Alketa Rama e të tjerë. Por nga viti 2018 evenimenti i rëndësishëm është mbyllur pa dhënë argumente të qarta. Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima, shprehet i indinjuar për ndërprerjen e traditës 20 vjeçare.

Shima: GA nuk ka asnjë tagër apo të drejte për të mbyllur aktivitetin Onufri, pasi ky është aktivitet i ministrisë së Kulturës. Në aspektin ligjor është shumë i formatuar, ka një statut dhe një rregullore.

Një tjetër shkelje Shima shikon dhe të ndryshimi i emrit të Galerisë Kombëtare të Arteve tashmë të titulluar Muzeu i Arteve të Bukura.

Shima: Nga njëra anë Ministria e Kulturës e ka shpallur me ligj Muze Kombëtare të Kohëve të Bukura, ndërkohë që GKA, sillet sikur të jetë Muze i Artit Bashkëkohor.

Për çmimin Onufri prej titullarëve të ministrisë nuk ka ende një argument, duke u krijuar artistëve shpresën së ministrja e re e kulturës do të ndryshojë qëndrim.

/Ora News.tv/