Mbyllja e lojërave të fatit, Manjani: Rama gënjen sa ka kokën, nga dyqani po i kalon në telefon

Mbyllja e lojërave të fatit, Manjani: Rama gënjen sa ka

Ish-Ministri Manjani deklaron se kryeministri po mashtron me lojërat e fatit.

I ftuar në Ora News ai thotë se nuk do ketë mbyllje të tyre, por nga objekte fizike do kalojnë në online, duke paralajmëruar një rrezik edhe më të madh.

Manjani: Kryeministri gënjen sa ka kokën kur thotë se do mbyllen lojërat e fatit. Nuk do mbyllen lojërat e fatit dhe kjo është gënjeshtra më e madhe e Kryeministrit që kam dëgjuar këto ditë. Lojërat e fatit janë konceptuar si dyqane, mjedise, lokale, ku njerëzit shkojnë dhe luhen. Nuk është gjë e këndshme por ka ekzistuar. Kryeministri nuk i mbyll dot, do ti heqë nga dyqani dhe do ti çojë në celular. Ka kompani të licensuar.

Tani që flasim ka kompani që ka marrë licencë për të luajtur në telefon. Kjo do të përhapet, do jetë një epidemi, gati e ngjashme me një skemë të re piramidale. Do ti kruajë njerëzit nga xhepat, këtë po bën Edi Rama. Shqiptarët duhet ta dinë sa janë në prag të një supermashtrimi.


EMISIONET