Mbylli kontratën me Kukësi, mesfushori akord në Kosovë

Mbylli kontratën me Kukësi, mesfushori akord në Kosovë

Arbër Çyrbja mund të vijojë eksodin e futbollistëve të Superligës shqiptare drejt kampionatit kosovar. Mesfushori i ka thënë fund eksperiencës te Kukësi dhe sipas mediave kosovare ka arritur akord me një klub të Superligës kosovare.

Bëhet fjalë për Dritën, me gjilanasit që thuhet se kanë bindur Çyrbjen për tu transferuar drejt kampionatit fqinj. Çyrbja nuk do të jetë futbollisti i parë që largohet drejt Kosovës, pasi më parë kanë firmosur emra të rëndësishmë si Bedri Greca dhe Sabino Plaku.

Lojtarët më të mirë të dy kampionateve synojnë skuadrat më të mira në Shqipëri, për vetë faktin se kanë ende diferencë me ato kosovare.

Të tjerët mund të zgjedhin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që tendenca flet për një zvogëlim të këtij hendeku, ndoshta edhe për një shkrirje të tregut të lojtarëve në një të ardhme jo të largët.

EMISIONET