Kanë përfunduar pjesët e para në Korçë dhe Durrës.

Në Stadiumin “Skënderbeu”, vendasit kanë krijuar shumë raste shënimi po pa ia arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në çastet e fundit të pjesës së parë, Soue ishte shumë pranë golit të avantazhit, por topi i goditur nga ai përfundoi në traun e portës së mbrojur nga Halilaj.

Në “Niko Dovana”, Teuta udhëheq ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0.

Ka vendosur një gol i Cyrbja që në minutën e 15, që durrsakët të mbyllin pjesën e parë në avantazh.

/Ora News.tv/