Mbreti i xhunglës "turpërohet" para të dashurës!

Një luaneshë e dashuruar bëri të gjitha përpjekjet për të tërhequr vëmendjen e një luani mashkull, por nuk kishte fat t'i "binte në sy" mbretit të xhunglës.

Në këtë video për të qeshur, luanesha bëri disa "rite" dhe fërkime dashurie, duke u sjellë rreth tij, por luani mashkull është plotësisht i pavëmendshëm!

Pavarësisht përpjekjeve, luanesha e detyron të "dashurin" që të lëvizë...duke u larguar prej saj në distancë.

Nuk dihen se ku janë filmuar pamjet, por ajo që duket është një kopsht zoologjik ose një rezervat i rrethuar.

Mijëra njerëz kanë komentuar videon duke qeshur me përkushtimin e luaneshës.

Një person shkroi: "Kështu jam unë, kur më duhet vëmendje nga burri im".

Për të parë video kliko këtu



EMISIONET