Zyrtarët kanadezë u turpëruar, pasi përdorën aksidentalisht një flamur gjerman për të përshëndetur mbretin dhe mbretëreshën e Belgjikës, të cilët vizituan vendin e tyre për falënderuar trupat kanadeze për përfshirjen në Luftën e Parë Botërore.

Flamuri "fyes" ishte çiftuar me flamurin kanadez dhe ishte lidhur në një pemë në bazë të Rideau Hall në Otava vendbanimin e guvernatorit të përgjithshëm të Kanadasë.

 Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde ishin në shtëpinë historike për të takuar Guvernatorin e Përgjithshëm Julie Payette, i cili është përfaqësuesi i Mbretëreshës Elizabeth II në Kanada.

Të dy flamujt, ai gjerman dhe ai belg kanë ngjyra të zeza, të kuqe dhe të verdha, por ndryshe nga ai gjerman, flamuri belg ka vija vertikale.

Gazetari belg Wim Dehandschutter vërejti "ngatërresën" në pemën e mbjellë nga mbretëresha belge Fabiola gjatë një vizite në vitin 1977. Një zëdhënës i Payette tha se gabimi ishte korrigjuar para se mbreti dhe mbretëresha të vinin.

/Ora News.tv/