Mbretëresha dhe Princi Philip nuk do të marrin pjesë në pagëzimin e Princit Louis

Mbretëresha dhe Princi Philip nuk do të marrin pjesë në

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut nuk do të marrin pjesë sot në pagëzimin e Princit Luiz, ka zbuluar Pallati Buckingham.

Çifti mbretëror, stërgjyshërit e princit 11-javësh, do të humbasin shërbimin në Chapel Royal në Pallatin Saint James, Londër, edhe pse kjo nuk është për shkak të shkaqeve të shëndetit.

Mbretëresha Elisabeta ka një javë shumë të ngeshur përpara. Ajo do të udhëtojë nga Norfolk, ndërsa trë martën do të shënohet 100 vjetori i RAF dhe më pas do zhvillojë një vizitë tek presidenti amerikan Donald Trump në Windsor të premten.

Princi Philip ka mbajtur një profil të ulët që kur u tërhoq nga detyrat mbretërore vitin e kaluar.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi George dhe Princesha Charlotte janë midis anëtarëve të familjes mbretërore që do të marrin pjesë në pagëzimin e Princ Louis këtë pasdite, që do të kryhet nga Kryepeshkopi i Canterbury.


EMISIONET