Mbrëmje kulturore në Shkodër, në shtator ekspozita e Marubit në Holandë

Mbrëmje kulturore në Shkodër, në shtator ekspozita e Marubit

Përfundimi i Presidencës holandeze të Këshillit të Bashkimit Europian është mbajtur me aktivitete festive në Shkodër. Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Van de Weerd tha se u zgjodh Shkodra pasi është një qytet i ngjashëm me qytetet në Holandë. Diplomatja premtoi mbështetje me projekte për Shkodrën, siç është ekspozimi i fotografive të Marubit në shtator.

Vargjet e interpretuara me mjeshtëri nga aktori, Mirush Kabashi, çelen mbrëmjen kulturore kushtuar përfundimit të Presidencës holandeze të Këshillit të Bashkimit Europian, organizuar në sheshin përpara Bashkisë Shkodër nga Ambasada e Mbretërisë së vendeve të ulëta.

Ambasadorja Dewi Van de Weerd e shoqëruar nga qytetarja e parë e Shkodrës, Voltana Ademi, premtoi mbështetje me projekte në ato që i cilësoi si ura lidhëse mes dy vendeve.

Dewi Van de Weerd: Kemi zgjedhur Shkodrën sepse është një qytet i ngjashëm i Hollandës. Ju jeni qyteti i parë i biçikletave dhe ajo është një mjet shumë i përdorur te ne, ndihemi si në qytetin tonë. Gjithashtu Shkodra është qyteti i ujit, keni burime ujore gjithandej si Hollanda, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim me projekte siç kemi bërë në këtë fushë. Te impresionuar jemi edhe nga Muzeu Marubi, krenari kombëtare i cili ka ardhur i kuruar me kujdes dhe i magjishëm nga arkitektët hollandezë. Në shtator ne e presim Marubin në Hollandë, pra Shkodra si qytet i artit dhe kulturës na intrigon gjithmonë, faleminderit për mikëpritjen.

Të pranishmit shijuan edhe intepretimin e grupit muzikor "Canto Ostinato Meets Jazz".

EMISIONET