"Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të inxhinierisë", studentët ironizojnë Ramën

Studentët po vazhdojnë protestën kundër tarifave të universiteteve.

Me pankarta në duar ku ironizojnë kryeministrin Edi Rama, ata janë vendosur në Ministrinë e Arsimit.

"Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të inxhinierisë"-shkruhet në një pankartë, ku studentët ironizojnë kushtet e godinave të konvikteve.

Studetët ironizuan kryeministrin pas një postimi të tij në Facebook ku shkruante: "Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti."

Shumë pankarta të studentëve janë bërë virale në rrjetet sociale.

Prej orës 10:00 qindra studentë vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit. 

EMISIONET