Mblidhnin bimë medicinale në Greqi, arrestohen 6 shtetas shqiptarë

Mblidhnin bimë medicinale në Greqi, arrestohen 6 shtetas

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, që thotë se i ka kapur në flagrancë duke mbledhur bimë  medicinale, pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Ata u arrestuan ndërsa ishin nisur për kthim në atdhe. Sasia e bimëve të mbledhura, me peshë 132 kilogramë, ishte ngarkuar në dhjetë mushka, që gjithashtu u sekuestruan.

Sipas policisë, bimët aromatike-medicinale ishin mbledhur në malin e Gramozit, në lartësinë 1.800 metra.

Gjashtë të arrestuarit, që u përkasin moshave nga 24 deri në 52 vjeç, do të dërgohen në prokurorinë e Kosturit.

EMISIONET