Mblidhet komiteti ekzekutiv i FSHF-së, përcaktohen datat e sezonit të ardhshëm

Mblidhet komiteti ekzekutiv i FSHF-së, përcaktohen datat e sezonit

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë.

Kështu, pas propozimeve të ardhura nga sektori përkatës, u vendos që kampionati i ardhshëm i Superiores, edicioni 2018-2019 të nisë në datë 19 gusht dhe do të përfundojë në 25 maj 2019.

Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019.

Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

EMISIONET