PDIU koalicion të ri me PD, por 3 deputetët nuk e ndjekin! Idrizi: Bushati valle me Kotzias

PDIU koalicion të ri me PD, por 3 deputetët nuk e ndjekin! Idrizi:

PDIU nis negociatat me Partinë Demokratike për koalicion në zgjedhjet vendore. Vendimi i marrë me votë unanime nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie është bërë i ditur nga kreu i PDIU–së, Shpëtim Idrizi

Idrizi: Në kushtet kur çështja e shqiptarëve të Çamërisë është bjerrë. Në kushtet kur vendi ka një maxhorancë që e ka tepsinë vetë dhe do të dalë e vetme në zgjedhje, Shqipëria ka nevojë të ketë një front opozitar po kaq të fuqishëm. Kjo është arsyeja që ne vendosëm të shohim mundësitë të negociojmë dhe të mandatojmë kryetarin e PDIU-së për të negociatuar dhe për të parë mundësinë e një marrëveshje me partitë e opozitës. 

Gjatë fjalës së tij Idrizi mori përgjegjësinë e mosrealizimit të kërkesave për çështje Çame në negociatat Tiranë-Athinë. Ai tha se gaboi kur i besoi Edi Ramës zgjidhjen e kësaj çështje

Idrizi kërkoi që në negociata të përfshihet dhe dhënia e të drejtave të minoritetit shqiptar në Greqi dhe heqja e ligjit të luftës

Idrizi: Një marrëveshje e cila do të ketë mbështetjen dhe adresimin e shqiptarëve të Çamërisë. Jo më me folklorizëm, jo më një herë me çakmak dhe një herë me biçak por me zgjidhje racionale. 

Por nismës së Idrizit duket se nuk i janë bashkuar tre deputetët e PDIU Reme Lala, Elena Xhika dhe Dritan Bici. Ata nuk kanë marrë pjesë ne mbledhjen e këshillit ndërkohë që mësohet se prej kohesh kanë shkëputur edhe komunikimin me drejtuesit e kësaj force politike

Gjithashtu, Idrizi deklaroi se kryeministri grek Tsipras sillet me arrogancë duke deklaruar se çështja çame nuk ekziston, ndërsa shton se kryediplomati Bushati hedh valle me homologun grek.

Idrizi: "Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t’i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Cipras. Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet. Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton. Ne i jemi adresuar ministrin Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke.

Dhe guxon të na imponohet ne për toponimet, varrezat shkollat. Pala shqiptare deklaron se kemi folur për çështjen Çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kaq mjafton? Bushati dhe Kotzias hedhin valle.

Si mund të kemi marrëveshje bashkëpunimi me një vend që nuk njeh çështjen çame, nuk njeh Kosovën dhe s’ka hequr ende ligjin e Luftës. Rruga e Shqipërisë është vendosur nga korifenjtë e Rilindjes, drejt Berlinit, Brukselit, Parisit dhe Uashingtoni. Rruga e Shqipërisë nuk është nga Greqia. Në momentin që hiqet Ligji i Luftës pretendimet tona pronësore, janë kërkesat tona legjitime që nuk na i heq kush. Çfarë u bë për statusin e shqiptarëve minoritar në Çamëri, çfarë u bë për hapjen e shkollave shqipe? Të drejtë të cilën shqiptarët e kishin që në vitin 1927".


EMISIONET