Janë mbledhur paratë për të paguar gjobën e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichsteinerit.

“Crowdfunding” kishte nisur një fushatë “online” për të mbledhur fonde dhe për të paguar gjobat e tre lojtarëve të Zvicrës, të cilët u dënuan nga qeveria e futbollit botërorë FIFA.

 Janë mbledhur mbi 25 mijë dollarë (25 mijë franga zvicerane) e mjaftueshme për të paguar gjobën.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën secili me nga dhjetëmijë franga zvicerane, ndërsa Lichtsteiner u gjobit me pesëmijë franga zvicerane.

Futbollistët u gjobitn pas gjesteve të tyre të shqiponjës në fitoren 2-1 ndaj Serbisë të premten e kaluar.

Organizatorët kanë deklaruar se do të dhurojnë paratë e mbledhura në rast se Federata Zvicerane nuk pranon që të paguhen dënimet e lojtarëve. 







/Ora News.tv/