Mbi 900 emigrantë nga Afrika kanë mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në portin italian të Katanias.

Janë 937 emigrantë nga vende të ndryshme të Afrikës që gjatë orëve të fundit janë shpëtuar në detin Mesdhe nga anija "Diciotti" i Rojes Bregdetare italiane.

Gjatë operacioneve të shpëtimit janë rikuperuar në det dhe trupat e dy emigrantëve të mbytur.

Në bordin e anijes ndodhen 4 gra shtëzënë e një minoren të cilët janë tranportuar për kontrollet mjekësore në spitalet siciliane të Agrigjentos dhe të Palermos.

Mbërritja e anijes "Dicotti" në portin e Katanais është shoqëruar me protesta të aktivistëve të shoqërisë civile të cilët protesotjnë kundër vendimit të marrë nga Minstri i Brendshëm Matteo Salvini për të mbyllur portet e për të mos lejuar zbarkimin e emigrantëve në anijen Aquarius.



/Ora News.tv/