Mbi 40 % e lezhianëve në emigrim

Mbi 40 % e lezhianëve në emigrim

Mbi 40 % e banorëve përllogaritet ta kenë emigruar nga Lezha gjatë viteve të tranzicionit, ndërsa fenomeni i largimit mori përmasa të frikshme pas vitit 2014.

Statistikat e nxjerrin shkallën e emigrimit në Lezhë mbi normën kombëtare, duke e renditur rajonin në vend të tretë pas Vlorës dhe Fierit.

Qytetar: "Shifra prej 40% është shqetësuese. Lezha ka mbi mesataren e Republikës."

Humbja e shpresës konsiderohet si shkaku kryesor i braktisjes së vendit.

Qytetar: "Në momentin që të rinjtë nuk shohin këtu një lloj pjesëmarrje në qeverisje, qoftë lokale, qoftë qendrore detyrimisht do largohen. Më fal për çfarë po shkollohem unë?"

Por veç fluksit të largimeve, ka pasur edhe një tendencë rikthimi.

Ndaj bashkia e Lezhës ka hapur një qendër për integrimin e këtyre familjeje

Problematika u diskutua në një takim të aktorëve lokalë në qarkun e Lezhës, ku të pranishmit u bashkuan në mendimin se kjo plagë mund të mbyllet me politika më të mira për qytetarët duke u garantuar sigurinë dhe gjithë të drejtat e tjera në vendin tyre.

EMISIONET