Mbetjet urbane digjen në mes të masivit me pisha të Kavajës

Mbetjet urbane digjen në mes të masivit me pisha të Kavajës

Katastrofa që shkaktuan zjarret në Greqi duhet të shërbenin si këmbanë alarmi edhe për autoritetet shqiptare në nivel qëndror e lokal për të marrë masa e për të ushtruar kontrolle, që një skenar i ngjashëm të mos përsëritet tek ne.

Disa pamje të xhiruara nga kamera e Ora Neës në Qerret të Kavajës, institucionet përgjegjëse apo edhe ndonjë banor i papërgjshëm po rrezikojnë jetë njerëzisht duke luajtur me zjarrin.

Do të mjaftonte një erë e lehtë që vatra e zjarrit të dilte nga kontrolli e të rrezikojë të përfshijë të gjithë brezin e pishave ku ndodhen qindra shtëpi banimi e mijëra pushues.

Por në fakt ata që duhet të marrin masat parandaluese janë mes vetë fajtorëve.

"Ndërmarrja komunale e pastrimit të Kavajës e cila ka nën administrim edhe zonën e Qerretit nuk i heq gjatë natës mbetjet urbane por i djeg ato në mes të rrugës" informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.

 Banorët thonë se një pjesë e zjarreve, janë ndezur nga punonjësit e pastrimit të Bashkisë Kavajë për të djegur mbetjet urbane në mes të pyllit me pisha.

Pushuesit, të cilët zotërojnë shtëpi pushimi në këto fshatra turistik, refuzojnë të flasin për këtë skandal mjedisor dhe rrezik të mundshëm

Pushuesit ditorë apo ata që kanë prenontuar në hotelet e bregdetit të Qerretit e konsiderojnë alarmante situatën dhe kërkojnë që autoritetet përgjegjëse të marrin masa urgjente.

Qerreti është në administrimin e Bashkisë Kavajë, e cila nuk ka një postë zjarrfikëse aty, dhe më e afërta është ajo në Shkëmbin e Kavajës, por që administrohet nga bashkia Durrës.

EMISIONET