Mbetjet “mbulojnë” Semanin

Mbetjet “mbulojnë” Semanin

Mbetjet kanë mbuluar bregdetin në grykëderdhjen e lumit Seman në Fier pas reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin, ditët e fundit.

Plastikë e materiale të tjera, mes të cilave edhe mbetje të rrezikshme janë nxjerrë në breg nga deti, pasi lumi i ka depozituar aty pas shtimit të prurjeve.

Situata është alarmante, por e përsëritur në këtë kohë në të gjithë gryderdhjet e lumejve që pas reshjeve marrin me vete edhe mbetjet urbane që hidhen përgjatë tyre.

Ndërsa Fierin e përmbytën mbetjet, Durrësin si gjithmonë e përmbyt shiu. Uji në rrugë arriti disa centimetra e për pasojë pati vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Situata më problematike ishte në rrugën e Plazhit, Shëtitoren Taulantia por edhe shumë zona të tjera. Përmbytjet në rrugët e durrësit shfaqen sa herë ka reshje intensive shiu pasi kanalizimet nuk e përballojnë largimin e ujrave.

Ndërkohë një velierë u mbyt gjatë natës në Portin e Himarës ku qëndronte e ankoruar që prej mbylljes së sezonit turistik.

Për shkak të motit të keq me erë të fortë, mësohet se litarët që e mbanin të ankoruar janë këputur dhe anija turistike tashmë ndodhet gjysmë në ujë.

EMISIONET