Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg të arrestuarit për kamionin me 2.5 ton drogë i cili u ndalua në Ankona në janar të 2017.

Në arrest me burg u la nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj si dhe Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi, Mikael Hila, Skënder Siqeca, dhe Arbi Mustafa.

Kamioni me drogë u nis nga porti i Durrësit dhe u ndalua në Ankona.

Mes të arrestuarve janë dhe dy ish efektivë policie si dhe një agjent doganor dhe një doganier i portit të Durrësit.

Asnjëri prej të arrestuarve nuk ka pranuar akuzën. 

Organi i akuzës ka zbuluar se Festim Lelaj ka pasur detyrën e organizatorit. Ky i pandehur sipas prokurorisë del i përfshirë dhe në një ngarkesë tjetër me drogë e transportuar me kamion drejt Italisë gajtë vitit 2014. Në atë kohë komisari i Fierit, ishte efektiv në pikë e kalimit kufitar të Vlorës ku dyshohet se lënda narkotike rreth 350 kg kanabis e ka kaluar në bashkëpunim me shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca nga porti i qytetit bregdetar.

Efektivi i policisë u prangos disa ditë më parë ndërsa prokuroria arriti në përfundimin se ai luante rolin e organizatorit në trafikun e 2.5 ton kanabis nga porti i Durrësit. Ngarkesa me drogë drejtohej drejt Gjermanisë ndërsa kamioni me drogë ishte vulosur në portin e Durrësit nga doganieri Altin Katundi dhe agjenti doganor Mikael Hila.

Lënda narktoiek ishte shënjuar si mall tranzit për të mos u kontrolluar më tutje në portin italian.

Droga ishte fshehur në një kamion që transportonte dru dhe ishte ngarkuar në Fier.   


Çfarë ka ndodhur nga dita kur u kap kamioni me droge?

9 janar 2017 - Kamioni me drogë është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.

9 janar 2017 Policia Italiane arreston në flagrancë  Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës. Në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi Demo Progonati, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

13 janar 2017- Regjistrohet procedimi penal nr.12 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane.

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

15 janar 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.

07 qershor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

21 qershor 2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

28 nentor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç,  banues në Vlorë.

04 dhjetor 2017 
ndalohet Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

05 dhjetor 2017, ndalohet  Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.  Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.

05 dhjetor 2017 ndalohet Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues në Durrës, ish specialist në trajtimin e  qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.

05 dhjetor 2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A, Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

06 dhjetor 2017, u ndalua Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

06 dhjetor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.


/Ora News.tv/