Mbeten në burg 5 personat që u kapën teksa shkëmbenin drogë

Mbeten në burg 5 personat që u kapën teksa shkëmbenin

Gjykata e Krujës ka lënë  në burg pesë personat e arrestuar katër ditë më parë me lëndë narkotike.

Të arrestuar janë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku e Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë

Arrestimi i pesë personave u bë teksa, policia ndërhyri kur ata ishin duke shkëmbyer 1 kg lënde Cannabis Sativa, të ndarë në doza.

Gjykata e Krujës vlerësoi provat e paraqitura nga prokuroria për pesë të arrestuarit.

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për anëtarë të tjerë të rrjetit të lëndëve narkotike.


EMISIONET