Mbërriti gjyshja! Mami i Meghan Markle në Londër para lindjes së fëmijës mbretërore

Mbërriti gjyshja! Mami i Meghan Markle në Londër para lindjes

Mami i Meghan Markle, Doria Ragland ka mbërritur në Britani para lindjes së nipit ose mbesës së saj të parë.

Ka mbetur vetëm pak ditë që foshnja mbretërore të vijë në jetë.

Në një deklaratë të publikuar më parë nga Kensington Palace në tetor, Doria shprehu lumturinë e të bërit gjyshe për herë të parë nga Markle.

62-vjeçarja, instruktore joge në L.A., ka një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e saj dhe është e vetmja anëtare e familjes së Meghan që mori pjesë në dasmën mbretërore në maj.

Tani raportohet se ajo ka mbërritur në Britani për ti dhënë mbështetje Dukeshës gjatë lindjes së foshnjës.

EMISIONET