Mbappe dhe lista e "çmendurirave" për PSG-në

Mbappe dhe lista e "çmendurirave" për PSG-në

Gara për të firmosur me Kylian Mbappe ishte mjaft e madhe, por Paris Saint Germain ia arriti të bind talentin francez të transferohet në "Parc des Princ". Përpos 180 milion eurove të derdhura në arkat e klubit të principatës, Monacos, PSG u përballë edhe me një "lumë" kërkesat të adoleshentit.

Bonuse, një avion privat dhe paketë sigurie. Sipas disa shkrimeve të publikuara në gazetën franceze "L'Equipe", ai donte një klauzolë në kontratën e tij që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër nëse ai do të fitonte "Topin e Artë". Ai donte që paga e tij të rritet në nivelin e Neymar, pra të shkonte në nivelin e 30 milion eurove, por kjo u refuzua dhe u ra dakord që do të kishte një bonus të njëhershëm prej 500,000 eurosh.

Gjithashtu u refuzuar një kërkesë për kompensim nëse PSG do të përjashtohej nga Ligën e Kampionëve për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.

I riu gjithashtu kërkoi 50 orë në vit përdorim të një avioni privat, por kjo gjithashtu u mohua. Ata ranë dakord të paguajnë 30,000 euro në muaj qiranë e banesës së tij dhe koston e punësimit të tre punëtorëve personal, një shërbyes, një shofer dhe një roje sigurie.

EMISIONET