"Mbaj duart larg të dashurës sime", dy marmota sherr në rrugë për një femër

"Mbaj duart larg të dashurës sime", dy marmota sherr në

Dy marmota meshkuj kanë zhvilluar një dyluftim në mes të rrugës në Kinë.

Boksierët me qime thuhet se u ndeshën për një femër, e cila e shihte duelin në anë të rrugës, ndoshta duke pritur se kush do të ishte fituesi.

Video tregon dy 'luftëtarët' që qëllojnë njëri-tjetrin me shuplaka e grushta ndërsa qëndrojnë me këmbët e prapme.

Duke zbuluar dhëmbët, ata shihen duke shtyrë e goditur njëri-tjetrin me anë të demostrimit të teknikave të përsosura.

Por nga ky duel nuk u kuptua se kush ishte kampioni sepse marmotat ndaluan duelin dhe u zhdukën.


EMISIONET