Deputetë të PD-LSI shpëtojnë mandatet, por jo studentët. Salianji dhe Boçi protestë ndaj Ramës

Deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim thyen bojkotin dhe u shfaqën në seancën plenare për të mbrojtur amendimin që vetë kanë propozuar, që ndryshon fondet për arsimin. Pas rrëzimit të këtij propozimi, deputetët e lanë sallën me tension, por disa orë më vonë Presidenti Ilir Meta njoftoi kthimin për rishqyrtim të ligjit të buxhetit, duke u dhënë kështu parlamentarëve mundësinë për ndryshim.

Protesta e studentëve solli në parlament edhe disa deputetët të opozitës.

Luçiano Boçi, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Valentian Duka dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike së bashku me Petrit Vasilin, Luan Ramën, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpacin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, erdhën në seancë plenare për të mbrojtur amendamentin për të ndryshuar buxhetin në mënyrë që të rriten fondet për arsimin.

Petrit Vasili: Jemi në këtë sallë për të adresuar ato kërkesa dhe atë debat publik, i cili nuk është midis studentëve dhe neve, por midis studentëve dhe atij që është atje (Kryeministrit) dhe gjithë juve që e mbështesni.Kjo nuk diskutohet. Dhe nëse duan të bëhen palë protestuesit dhe ata kundër të cilëve protestohet, këtu jemi në ato nivele të njohura tashmë të një idiotësie politike që ka vendosur të zgjidhë dialogun me monolog.Monologu vjen ose nga kushtet e vështira politike, ose nga kushtet e vështira psiqike.

Në të gjitha rastet është një kapsllëk nga i cili nuk çlirojmë dot as Kryeministrin, as këdo që merr fjalën sot.Buxheti i shtetit në kushtet e emergjencës në të cilat ndodhet dhe i cili është miratuar 8 ditë më parë, ka qëndruar një javë në zyrat e Kuvendit apo Ministrive për të qepur e shqepur tabelat e fëlliqura të buxhetit. Para një emergjence kombëtare ky parlament ka ndryshuar Kushtetutën brenda natës.Atje janë mijëra djem dhe vajza që nuk kanë nevojë të dëgjojnë monologje idiote, por kanë nevojë për zgjidhje dhe këto zgjidhje janë këtu në këtë sallë. Kush u ik këtyre zgjidhjeve do të marrë përgjegjësinë.Ju jeni shkaku dhe ju keni detyrimin ti jepni zgjidhje. I ikët, do të merrni përgjegjësinë.

Pas fjalës së tij, deputeti Luçiano Boçi i hodhi Kryeministrit letrat ku shkruhej ligji i arsimit të lartë, duke nënkuptuar dështimin e këtij ligji.

Luçiano Boçi: Unë e përsëris qëndrimin e përbashkët, atë që ka shprehur edhe kryetari i PD. Ne jemi për abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

E kemi thënë që në vigjilje të miratimit të tij, sepse nga këtu nis e keqja. Jemi për zëvendësimin e tij me një ligj që i përshtatet studentëve, që i jep zhvillim arsimit, që garanton me ligj shkurtimin e tarifave, që garanton me ligj autonominë reale universitare, që garanton me ligj rolin thelbësor që kërkojnë sot studentët dhe ju nuk ia jepni, dhe nuk doni t’ia jepni.

Ky është qëndrimi ynë dhe është i saktë dhe i prerë.

Nuk mund të vazhdohet. Qytetarët janë kundër kësaj qeverisje, janë kundër këtij kryeministri sharlatan, janë kundër këtij parlamenti kukull, dhe do të vazhdojnë sepse gjithçka nis me qëndrimet nga ky parlament, me qëndrimet nga kjo qeverisje dhe bëj thirrje që së bashku ta abrogojmë dhe nqse kemi dëshirë dhe vullnet ligjin e arsimit të lartë... (mbyllet mikrofoni dhe deputeti Luçiano Boçi ia hedh në fytyrë Edi Ramës Ligjin e Arsimit të Lartë)

Të njëjtin veprim e bëri pak më vonë edhe deputeti Ervin Salianji, pasi nuk arriti të merrte fjalën e tij në parlament.

Pa dijeninë e Partisë Demokratike, në parlament u shfaq edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila krahas mbështetjes për protestën,  fajësoi gjithë klasën politike për këtë gjendje të arsimit.

Rudina Hajdari: Sot kam ardhur në Kuvend për një arsye të vetme, jo për t'iu drejtuar këtij parlamenti as për të marrë një llokmë të studentëve. Studentëve bravo u qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Kam ardhur këtu për t'iu thënë ju që rrini nëpër kafe, që asnjë nuk është në këtë seancë, këtu kushdo që foli është kryehajdut. Asnjë nuk e do këtë vend dhe as keni për ta dashur. 

Nëse doni ndryshime në këtë vend, sillni këtu kodin zgjedhor, mos mbani listat e mbyllura. Silleni këtu ta votojmë dhe atëherë do të pastrojmë këtë parlament, do të pastrojmë këtë kastë politike dhe do ta ndryshojmë këtë vend.

Doni ndryshim për studentët, ndryshoni auditoret, kapni ato pedagogët aty. Nëse e doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni shoë politik se jemi të ngopur. Ky vend është ngopur. Studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, ata janë të ngopur.

Propozimi i Lësvizjes Socialiste për Integrim u rrëzua nga deputetët e shumicës me argumentin se tashmë ky ligj pret dekretin e Presidentit dhe nuk mund të ndërhyjnë në të.

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!


EMISIONET