Edhe pse socialistët kanë paralajmëruar se do të prezantojnë gjatë kësaj jave draftin e tyre me propozimet për kodin zgjedhor, Partia Demokratike shpreson në një reflektim të saj.

Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD, tha për Ora News se paraqitja e një drafti të njëanshëm do të ishte gabim i madh për shumicën.

Kaso: Do të jetë gabim i madh paraqitja e një drafti të njënashëm. Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë që nëj draft i njëanshëm i përgatitur nga cilado palë politike të ndryshojë rregullat e lojës. Nuk shoh asnjë mundësi si një draft i pakonsultuar të ketë mundësinë të marrë dhe votat e opozitat, aq më pak të ketë miratimin e  faktorit ndërkombëtar dhe partnerëve të tjerë që në asistojnë. Nëse ky qëndrim do vazhdonte nuk shoh sesi ky komision i reformës zgjedhore të prodhojë një rezultat.

Lidhur me qëndrimin që do mbajë opozita nëse kjo ndodh, Kaso shprehet:

Kaso: Qëndrimi do diskutohet. Në momentin e duhur PD do ta formalizojë qëndrimin e  saj së bashku me aletatët sesi do të raportohet me zgjedhjet, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme nëse kjo do të ndodh por nuk besoj se do të ndodhë.

Për Kason, pa adresuar shqetësimin e  kriminalizimit të zgjedhjeve dhe pa u përpjekur që të përçahet dhe shkatërrohet binomi kriminel-politikan nuk mundet të kemi një reformë zgjedhore që të adresojë të gjithë shqetësimet dhe të kemi zgjedhje të vërteta demokratike.

Kaso: Ishte koha të fillonte faza e punës së vërtetë, faza e diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës në Komision, faza e kërkimit të konsensusit për problematikat kryesore dhe më pas duhej të komisionohej një draft i përbashkët.Është paralajëmruar një draft i njënashëm.Është vërejtur në mbledhjet e fundit të komisionit të reformës zgjedhore që synimi i partive të mazhorancës në komision ka qenë të mos adresojë shqetësimit kryesore dhe problematikat e vërteta që shqetësojnë zgjedhësit, partitë politike por dhe monitoruesit ndërkombëtarë.

Ka synuar të përmbushë në mënyrë formale një listë kërkesash duke nisur nga më marxhinalet duke anashkaluar shqetësimet kryesore. Mazhoranca ka refuzuar të njohë problemin e kriminalizimit të zgjedhjeve dhe aq më pak të adresojë problemin e dekriminalizimit të  zgjedhjeve. Shqetësimi kryesor në disa zgjedhje është përdorimi i kriminelëve në mënyrë masive në zgjedhje, veçanërisht nga partitë e mazhorancës parlamentare, infiltrimi i elementëve kriminalë në listat e zgjedhësve.


/Ora News.tv/