Kryeministrja britanike, Theresa May gjatë vizitës së saj në Maqedoni porositi Qeverinë të vazhdojë me reformat dhe zgjidhjen e problemeve të së kaluarës, për një të ardhme demokratike. May shprehu mirënjohje ndaj Shkupit për solidarizimin rreth rastit “Skripal” respektivisht dëbimit të diplomatit rus dhe kërkoi unitet në luftën ndaj ndikimit rus.

"Kemi parë Rusinë duke vepruar në Ballkanin Perëndimor dhe përreth Evropës në mënyra të ndryshme: përmes propagandës dhe lajmeve të rrejshme por edhe sulmeve kibernetike. Së fundmi ishte sulmi me agjentë nervorë në rrugët e një qyteti në Britani të Madhe. Ishte e rëndësishme që të gjithë u bëmë bashkë në rezistencën dhe përpalljen me këtë ndikim të jashtëm. Solidarizimi i treguar nga Maqedonia dhe vendet tjera ishte shumë i rëndësishëm – deklaroi May.

Kryeministrja britanike takoi homologun Zoran Zaev dhe kreyparlamentarin Talat Xhfaferi.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar pas vizitës së Toni Bleir në vitin 1999 dhe e njëjta korrespondon me përvjetorin e 25-të të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./Alsat-m.

/Ora News.tv/