Maxhoranca rrëzon nismën PD për vetingun në politikë

Maxhoranca rrëzon nismën PD për vetingun në  politikë

Maxhoranca rrëzon nismën që PD e cilësoi si vija e kuqe që do të diktojë sjelljen e saj institucionale, vetingun në politikë. 

Këshilli i Legjislacionit vetëm me votat e maxhorancës i propozoi kuvendit ta rrëzojë nismën duke theksuar se Komisioni i Venecias ka evidentuar probleme.

Unë mendoj ti japim mbështetjen e duhur politike jo nismave që kërkojnë të vendosur rregulla loje në tavolinë por t'u japim jetë nismave kushtetuese e ligjore që synojnë të zgjidhin në themel problemet.

Opozita argumentet e maxhorancës i cilësoi si refren për të mbajtur gjallë lidhjet e politikës me botën e krimit.

Oerd Bylykbashi: "Vetingu i politikanit me të gjyqtarit nuk ndryshon sa i takon marrëdhënies kriminale. Rregullat mund të jenë të ndryshme, do i bëjmë në ligj të gjitha."

Në këshill të legjislacionit edhe pse në tryezë ishte draft opinioni i Venecias nuk u fol teknikisht për vetingun në politikë duke  përqëndruar debatin për më shumë se dy orë në akuza politike.

Enkelejd Alibeaj: " Në rrugë do i kesh me qëllim kolerën të zhdukim"

Ulsi Manja: Halli i opozitës është hall pushteti

 Raporti i këshillit të legjislacionit që kërkon rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese për vetingun në politikë pritet të miratohet seancën e ardhshme edhe pse zyrtarisht komisioni i venecias do miratojë qëndrimin e vet për këtë cështje më 14 dhjetor.

EMISIONET