Mavraj: I kam kërkuar falje shokëve, kritikat ndaj Panuccit na dëmtojnë dhe ne

Mavraj: I kam kërkuar falje shokëve, kritikat ndaj Panuccit na

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ishte në krah të teknikut Christian Panucci në konferencën për shtyp përpara sfidës miqësore me Uellsin. Në prag të kësaj sfide, e programuar për ditën e nesërme, qendërmbrojtësi pohoi se sulmet nga Panuccit po i bëjnë dëm kombëtares, ndërsa shtoi se i ka kërkuar falje stafit për kartonin e kuq ndaj Skocisë.

Marrëdhënia me shokët e skuadrës pas kartonit të kuq?

Kemi diskutuar në dhomat e zhveshjes dhe të nesërmen për këtë çështje. Natyrisht i kërkova falje. Nuk i kryeva detyrat e mia si kapiten dhe si model i tyre, kështu që i kërkova falje skuadrës dhe trajnerit. Besoj se e pranuan por kjo është një gjë që mund t'i ndodh të gjithëve. Janë gabime që kanë ndodhur edhe më herët nga lojtarët e tjerë dhe janë pranuar shumë shpejt faljet. Duhet të afrohemi me njëri-tjetrin dhe të jemi të fokusuar për nesër.

Kritikat ndaj trajnerit. A duhet të merrni edhe ju përgjegjësi për këtë situatë?

Në këtë situatë, çdo pjesëtar i stafit ka përgjegjësitë e veta. Nëse ti si lojtar nuk i kryen detyrat e dhëna nga misteri edhe ti je përgjegjës për këtë situatë. Edhe ne si lojtar jemi duke e përjetuar keq këtë situatë. Më dhimbte në shpirtë kur dëgjoja ato kore kundër Panuccit, një gjë që nuk është aspak në ndihmë të skuadrës.

Pësojmë shumë. Ku po gabon mbrojtja jonë?

(Qesh) Është një pyetje shumë e përgjithshme dhe mbrojtja normalisht është përgjegjëse, sepse sulmi nuk duhet të fajësohet. Ne nuk i kemi treguar ende vlerat si skuadër. Nuk është vetëm mbrojtja dhe kapiteni ato që po bëjnë keq. Nuk kemi bërë performanca të duhura për të fituar këto ndeshje, ndaj Izraelit dhe Skocisë dhe ky është gabimi ynë kryesor.


Kush do luaj në qendër të mbrojtjes ndaj Uellsit? Mbrojtja e së ardhmes do të jetë ...?

Vendimet për të vendosur këto nuk është një gjë që mund të merret nga unë. Nuk është detyra ime që të formoj një skuadër. Ata lojtarë që luajtën dje dhanë maksimumin dhe besoj se e ardhmja do të jetë e tyre, por se kur do të jetë momenti nuk e parashikoj unë.

EMISIONET