Mavraj e Berisha: Në skuadër ka një frymë të re, Panucci më energjik se De Biasi

Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj ishin futbollistët e ekipit kombëtar të cilët sot dolën përpara mediave në vigjilje të përgatitjeve të miqësores Shqipëri-Norvegji, për t’iu përgjigjur interesit të mediave. Fillimisht Berisha sqaroi edhe problemin e një shqetësimi të tij fizik në kofshë gjatë këtij grumbullimi, duke theksuar edhe riaftësimin e tij të përditshëm për të qenë në dispozicion të skuadrës.

Jemi një skuadër në zhvillim, ku dhe ardhjet e reja do na ndihmojnë. Edhe trajneri është shumë i motivuar dhe herë pas here këtë na e transmeton edhe ne. Eshtë herët të flasim për sfidat zyrtare si Skocia, apo Izraeli siç edhe më pyesni, por mund të them që kemi treguar se ne si grup dhe me rritjen e lojës mund të bëjmë jo pak. Edhe të rinjtë e ardhur po ambjentohen dhe vetëbesimi tek ta do të rritet edhe më shumë. Në skuadër tashmë ka një kombinim shumë të mirë mes lojtarëve me përvojë dhe elementit të ri, dhe një gje e tillë do të shërbejë shumë. Nëse luajmë mirë, dhe punojmë shumë, rivalët në grup janë skuadra që mund të përballemi dhe mund ti kalojmë. Në lidhje me faktin se kush luan në portë, unë apo Strakosha, mund t’ju them që ky fakt nuk përbën asnjë problem. Kushdo që do të luajë, porta e ekipit kombëtar është e garantuar”,- theksoi Berisha, sot përpara gazetarëve.
Ndërkohë Mërgim Mavraj i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah në duelin miqësor ndaj Norvegjisë. Mbrojtja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një nga pikat më të forta të Shqipërisë dhe lojtari i Hamburgut është i bindur për këtë.

Mbrojtja ka qenë një nga pikat e më të forta të Shqipërisë, besoj se në këtë repart kemi lojtarë shumë të mirë, tani kanë ardhur në skuadër edhe disa elemente të rinj që do të na ndihmojnë. Në fushë duhen 11 liderë, nuk ka shumë rëndësi nëse është larguar Lorik Cana apo dikush tjetër, që një përfaqësuese të ketë sukses duhet të ketë në fushë 11 luftëtarë që japin më të mirën për skuadrën. Nuk ka shumë rëndësi se kush është kapiteni, rëndësi ka që të gjithë futbollistët të japin maksimumin e tyre në fushë.Mosha bën të vetën, Panucci është disi më energjik se De Biasi dhe ndryshon nga ai. Mbrojtja me asnjë nga trajnerët nuk ka qenë problem kështu që besoj se do të vazhdojmë të bëjmë paraqitje të mira në këtë repart.Në futboll rëndësi kanë vetëm rezultatet dhe jo mënyra sesi luan skuadra. Është e vërtetë që tashmë jemi më të prirur drejt sulmit, por edhe De Biasi ka meritat që kombëtarja është në këtë nivel që ndodhet sot.Të rinjtë kanë sjell entuziasëm po bëjnë maksimumin për t’u përshtatur sa më shpejtë dhe të futen në mekanizmat e skuadrës. Sigurisht që Shqipëria e ka grupin për të luajtur me skemën 4-3-3. Eshtë shpejt për të folur për Europianin e ardhshëm por ne do të bëjmë gjithçka për të qenë pjesë sërish në kampionatin europian atë të vitit 2020”- deklaroj Mavraj.

EMISIONET