Matoshi: Numrat janë, të martën votohet demarkacioni

Matoshi: Numrat janë, të martën votohet demarkacioni

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se sot takimi në mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefit të Qeverisë ka qenë i rregullt, dhe i cili sipas tij, zhvillohet herë pas here nga krerët e shtetit.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pjesë e diskutimeve në mes Thaçit dhe Haradinajt kanë qenë të gjitha temat që janë me rëndësi për vendin.

“Normalisht që është diskutuar edhe për demarkacionin. Mund të them se numrat ekzistojnë dhe nesër kalon demarkacioni”, ka shtuar Matoshi.

Ndryshe, në seancën e nesërme pritet që para deputetëve të jetë marrëveshja për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, temë e prolonguar tash e tri vite në vend, e që e cila është ndër kriteret për liberalizim të vizave.

Kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar Vetëvendosje dhe Lista serbe. /Telegrafi/

EMISIONET