ISHP dhe “Yldon Media Group” fushatë ndërgjegjësimi

ISHP dhe “Yldon Media Group” fushatë ndërgjegjësimi

Një matje e thjeshtë e presionit arterial mund t`ju shpëtojë jetën.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me “Yldon Media Group” kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka matja e tensionit.

Televizioni Ora mirëpriti të enjten vullnetarë nga ISHP-së, të cilët mundësuan matje falas për punonjësit.

Të dhënat flasin për 10 milionë persona që humbasin jetën çdo vit si pasojë e presionit të lartë të gjakut ndaj rekomandohet kontroll i shpeshtë që çdokujt i kushton vetëm pak minuta kohë.

Gentiana Qirjako: Gjej rastin të falenderoj stafin tuaj sepse u bë pjesë e kësaj fushate dhe me këtë rast juve po promovoni shëndetin njësoj si institucionet tona shëndetësore. Shpresoj shumë që kjo fushatë e promovuar në televizionin tuaj të përhapet dhe në institucionet e tjera që promovojnë shëndetin”. 

Mjekët thonë se presioni i lartë i gjakut është faktori numër një i vdekshmërisë në botë. Por cilët janë faktorët e riskut dhe cili është kujdesi që duhet treguar?

Gentiana Qirjako: Faktorët që kontribuojnë në rritjen e hipertensionit dhe të lidhura me stilin e jetesës do të konsideroheshin mënyra e ushqyerjes, përdorimi me kujdes i kripës, ose përdorimi i ekzagjëruar i saj është një faktor rrisku, yndyrnat gjithashu janë një faktor i konsiderueshëm rrisku, mbipesha dhe obeziteti, aktiviteti fizik, konsumimi i duhanit gjithashtu akuzohet, konsumimi i alkoolit. Të gjitha këshillat tona shkojnë drejt përmirësimit të të gjitha këtyre përmirësohet sitili i jetesës dhe për pasojë përmirësohen të dhënat për hipertensionin.”

Mbi 10 mijë persona kanë mundur të masin falas presionin arterial përgjatë muajit maj, ndërsa të dhënat e mbledhura do të analizohen e publikohen nga ISHP.

EMISIONET