Mati gërryen ndërsa lumi Drojë përmbyt tokat në Kurbin

Mati gërryen ndërsa lumi Drojë përmbyt tokat në Kurbin

Erozioni ka gërryer dhjetra hektarë toka në rrethin e Kurbinit, si pasojë e vërshimeve të lumit Mat. Banorët e fshatrave Skurat e Shkopet thonë se Zgjidhja është ndërtimi i pritave dhe për këtë kërkojnë ndërhyrje. Ndërsa në Mamurras, vërshimet e lumit Drojë vënë nën ujë dhjetra hektarë tokë, pasi sipas banorëve shtati i lumit është bllokuar ndër vite.

Vërshimet e lumit Mat po gërryejnë sipërfaqe të mëdha toke në fshatrat Shkopet e Skuraj në rrethin e Kurbinit.

Banorët thonë se lumi u ka marrë dhjetra hektarë tokë dhe situata përkeqësohet pas çdo vërshimi të lumit në kohë dimri.

Ata kërkojnë ndërhyrje për ndërtimin e një pritave anësore, si një zgjidhje ndaj erozionit.

Ndërsa lumi Drojë vijon të shkaktojë përmbytje e problematika në fshatrat e Mamurrasit sa herë ka reshje të dendura shiu.

Banorët thonë se shkak bëhet mungesa e ndërhyrjes dhe bllokimet e rrjedhës së lumit.

Sakaq, rruga e dëmtuar mbetet një tjetër problem i banorëve të Fushë Mamurrasit në Kurbin.



EMISIONET