Mat, banesa dykatëshe shkrumbohet nga zjarri

Mat, banesa dykatëshe shkrumbohet nga zjarri

13 anëtarët e familjes së Çupi në fshatin Lis të Bashkisë së Matit prej kësaj të diel janë në qiell të hapur, pasi shtëpia dykatëshe ku banon u dogj plotësisht

Zjarri që nisi në orët e mëngjesit ka shkrumbuar çdo gjë, duke lënë vetëm muret në këmbë.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, pasi kryefamiljari Bujar Çupi ka reaguar shpejt pasi ka parë flakët, duke nxjerrë nga banesa të emën e moshuar dhe 4 fëmijë të vegjël, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Forcat zjarrfikëse pavarësisht ndërhyrjes nuk arritën të shmangin djegien e plotë të shtëpisë, që sipas të dhënave të para dyshohet se mori flakë nga një shkëndijë elektrike.


EMISIONET