Rafael Nadal vazhdon i qetë rrugën drejt titullit të tij të 8-të në turneun Masters të Romës.

Spanjolli u kualifikua në raundin e 3-të pasi mposhti lehtësisht boshnjakun David Dzhumur.

Nadal i mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në vetëm 1 orë e 2 minuta lojë, në një ndeshje ku spanjoll humbi vetëm 1 game duke triumfuar me shifrat 6-1 6-0.

Rruga e Nadal drejt triumfit në Romë do të jetë më e thjeshtë tashmë sepse në çerekfinale nëse arrin të kualifikohet deri në atë fazë, tenisti iberik nuk do të ketë përballë austriakun Dominic Thiem i cili me humbjen që i shkaktoi në Barcelonë e zbriti tenistin 31 vjeçar në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm.

Thiem u eliminua në raundin e tretë të Master-it të Romës pasi u mposht në setin final nga heroi i tifozerisë vendase, Fabio Fognini, duke i dhënë lamtumirën përpara kohe turneut 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin italian.

/Ora News.tv/