Maskohej si polic në emër të dashurisë, arrestohet 53 vjeçari

Maskohej si polic në emër të dashurisë, arrestohet 53

Për të bërë për vete gruan me të cilën ishte dashuruar ishte i gatshëm të bënte gjithçka, edhe të hiqej si polic.

Kështu, një 53 vjeçar nga Roma ka bindur një grua të cilën e njohu në një rrjettakimesh në internet, se ishte një agjent policie, i sigurtë se kështu do i bënte përshtypje.

Sa herë që takonte të dashurën e tij në një provincë të Romës, vishej si polic dhe merrte edhe prangat me vete. E kishte studiuar planin deri në detajet më të vogla, madje edhe hapat e tij ngjanin me ato të një polici.

Por, fatkeqësisht për të, në atë qytezë nuk ekzistojnë komisariatet, ndaj prezenca e tij ka nisur të ngjallë dyshime.

Ata që e zbuluan mashtrimin, ishin karabinierët e stacionit vendor të cilët ndaluan burrin kur e panë të kalonte para kazermës së tyre.

Kur u mor në pyetje, fillimisht 53 vjeçari ka deklaruar se e kryente shërbimin në kryeqytet, por kur i kërkuan dokumentin që e vërtetonte, u detyrua të pranonte se ishte një polic ‘i rremë’, i maskuar në emër të dashurisë.

Kur vajtën për të kontrolluar banesën e tij, karabinierët gjetën të gjitha ‘armët e joshjes’ së 53 vjeçarit: uniforma dhe aksesorë për  çdo stinë.

Mbase burri kishte nevojë për më shumë ndërresa për të bërë për vete sa më shumë gra.

Me akuzën për ‘posedim të shenjave dalluese false’, kaloi një natë në burg, por tani është i lirë, pasi uniformat ishin përdorur vetëm për qëllime sentimentale dhe kriminele.

EMISIONET