Maskat dhunojnë barbarisht tregtarin dhe gruan e tij në Memaliaj, grabisin paratë

Mustafa Mustafai 71 vjeç dhe bashkëshortja e tij Felleza Mustafai janë qëlluar e më pas janë grabitur ne biznesin e tyre në qytetin e Memaliajt.

Ata kane qenë duke mbyllur dyqanin në një zonë periferike të qytetit, dhe në çastin kur po fikeshin dritat një person është futur dhe i ka qëlluar me tytën e pistoletës.

Ata kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe në duar ndërsa nga të bërtiturat janë alarmuar edhe banorët e pakët afër zonës.

Kanë qenë ata që kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që ka bërë transportimin e tyre drejt spitalit të Gjirokastrës.

Njeri prej familjarëve të çiftit pohon për Ora News se grabitësit kanë qenë dy persona, njëri me një mjet ngjyrë gri, i cili priste në makinë, ndërsa tjetri është futur në dyqan ku ka marrë çantën me para të 71 vjeçarit.

Identifikimi i autorëve të ngjarjes, do të jetë i vështirë për shkak se grabitësit kanë përfituar nga terreni si dhe nga mungesa e kamerave të sigurisë.

Gjendja e të moshuarve është jashtë rrezikut për jetën. 71 vjeçari ndodhet në repartin e kirurgjisë.

Policia ende vijon hetimet në vendngjarje.

Në orët e hershme të së dielës, tre grabitje u regjistruan në Tepelenë brenda 15 minuta.

Foto nga vendi ku ndodhi grabitja

EMISIONET