Lihet në burg autori i masakrës në Mat, familjarët frikë nga hakmarrja

Lihet në burg autori i masakrës në Mat, familjarët

Gjykata e Matit caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 51-vjeçarin Kujtim Koxha, autorin e asaj që është cilësuar si masakra e Shëllisë.  Në seancën ku ra në sy mungesa e familjarëve, Koxha qëndroi me kokën ulur në kafazin e të akuzuarit, ndërsa më herët gjatë marrjes në pyetje nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një të katërti, pasi sipas tij ata e fyen.

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit me tre viktima dhe një të plagosur, do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimit.

Seanca për masën e sigurisë u mbajt në Gjykatën e Matit nën masa të shtuara sigurie.

Brenda kafazit të xhamtë, Koxha qëndroi me kokën ulur, ndërsa në sallë ra në sy mungesa e familjarëvë të 51 vjeçarit, të cilët i frikësohen një hakmarrje dhe janë nën mbrotje policore.

Para gjykatës, veç konfirmimit të gjeneraliteteve, ai nuk pranoi të flasë mbi motivet pa praninë e avokatit që sipas tij ai ka siguruar familja.

Por më herët në Polici ai ka pranuar krimin në polici ndërsa mësohet se nuk ka shprehur pendesë.

Gjatë marrjes në pyetje ai mësohet të ketë deklaruar se kishte një debat me punonjësit e bashkisë Mat, ndërsa Erzen Alija e kishte fyer rëndë sipas tij duke e goditur me shpullë.

Në gjendje të dehur ai u kthye në lokalin e fshatit Shëlli dhe zbrazi një breshëri plumbash ndaj tyre.

Viktima mbetën Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi.  Astrit Hani mbeti i plagosur.

Ata ishin punonjës të bashkisë së Matit që po rikonstruktonin rrugët e fshatit.

Ishte ndërhyrja e një banori që shmangu një bilanc më të rëndë, pasi i kapi armën 51-vjeçarit teksa qëllonte me breshëri brenda lokalit të vogël ku ndodheshin 13 persona.


EMISIONET