Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka vendosur të ngrejë një grup të posaçëm pune për monitorimin e ndotjes në qytet. 

Vendimi ka ardhur me kërkesë të kryebashkiakut Qazim Sejdini, i cili prej muajsh ka kërkuar zgjidhjen e situatës. Për matjen e cilësisë së ajrit dhe për hartimin e strategjisë që do ndiqet do të angazhohen edhe ekspertët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Energjetikës

Qazim Sejdini: “Ka dy ferrokromi, një i ekzistues dhe një i ri që është hapur vetëm tani edhe një fabrikë bitumi që është bërë problem për qytetarët, zonat përkatëse. Problem nuk është thjesht era por edhe derdhja e mbetjeve në kanalet kulluese.”

Athanas Karaj: “Ne do ti bëjmë matjet në vend dhe në terren. Flasim gjithmonë për ferrokromin.”

Përfaqësuesit e Ministrive në mbledhjen e parë kanë rënë dakort për realizimin e matjeve korrekte dhe transparente në bazë të të cilave do të hartohen hapat e mëtejshëm.

/Ora News.tv/