Masa lehtësuese për jahtet dhe anijet turistike që lëvizin në ujërat e brendshme

Masa lehtësuese për jahtet dhe anijet turistike që lëvizin

Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes Drejtorisë së Përgjithshme Detare ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e procedurave të ankorimit dhe lëvizjes së mjeteve që përdoren nga pushuesit vendas e të huaj.

Sipas udhëzimeve të dala më 22 maj dhe 21 qershor, të gjitha jahtet turistike do të bëjnë njoftim në hyrje vetëm në portin e parë që prekin dhe në portin e fundit përpara se të largohen nga ujërat e Republikës së Shqipërisë. Lëvizja e këtyre mjeteve lundruese brenda porteve dhe ujërave territorial të RSH për një periudhë 1 mujore do të mjaftohet vetëm me njoftimin e Kapitenerisë së Portit përkatës, me përjashtim të rasteve kur nga drejtuesit e mjeteve lundruese kërkohet të kryhen shërbime të ndryshme portuale.

Ndërkaq, leja e nisjes për anijet turistike për transport pasagjerësh do të bëhet 1 herë në javë nga Kapiteneria e Portit përkatës dhe inspektohet e kalatave do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme në këto mjete lundruese para nisjes dhe mbërritjet në port.

Anijet pasagjerë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujrat e brendshme (lumenj, liqene) brenda datës 01.07.2018 duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti. Mosplotësimi i dokumentacionit do të sjellë bllokimin e aktivitetit të tyre.

Ndërkaq, mjetet lundruese pasagjerë me flamur shqiptar nën 42 m, që kryejnë udhëtime bregdetare brenda 25 miljeve detare, me pikë nisje dhe mbërritje një port të Republikës së Shqipërisë dhe që lundrojnë brneda ujërave territorial, do të trajtohen me ekuipazh si mjete lundrimi portual.

Mjetet lundruese pasagjerë nën 42 m, me flamur shqiptar, përfshirë anijet e drurit dhe ata nën 300 GT, duhet të kenë të instaluar në bord Automatic Identification System (AIS). AIS-i duhet të mbahet në punë gjatë kohës që mjeti lundrues prek portet apo lundron në Ujërat Territorial dhe Zonat Ekonomike Ekskluzive të Republikës së Shqipërisë.

EMISIONET