MAS inspektim universiteteve, kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ

MAS inspektim universiteteve, kanë tejkaluar numrin e punonjësve

Universitetet publike do t`i nënshtrohen një inspektimi nga Minstria e Arsimit, pasi kjo e fundit dyshon se është abuzuar me punësimet në nivel administrativ. Ministrja Nikolla tha se në 100 pedagogë, 33% duhet të jetë staf administrativ, por ky raport është tejkaluar.

Ministria e Arsimit ka nisur një inspektim në të gjitha Universitetet publike pas dyshimeve se kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ.

Ministrja Nikolla tha se do t'i jepet fund punësimeve të kryera në shkelje të ligjit.

Lindita Nikolla: Buxheti 2019, Arsimit të lartë i shtohen 410 milion lekë më shumë së një vit më parë. Pagat e pedagogëve do të mbulohen në 12 muaj nga buxheti i shtetit. Po monitorojmë punën e bordeve, administratorëve, dekanëve dhe rektorëve me strukturën universitare. Kemi konfirmuar se ka tejkalim të normës së punonjësve administrativë mbi 33% në disa universitete. Ndaj ne do bëjmë publike këtë investigim dhe do ndërhyjmë që taksat të shkojnë aty ku duhet dhe jo për nderet e radhës duke punësuar pa kriter.

Në përgjigje të protestës së studentëve ditën e enjte, Ministrja tha se tarifat nuk janë rritur.

Lindita Nikolla: Ne jemi akuzuar se janë shumëfishuar tarifat. Por në të vërtetë nuk ka asnjë rritje tarifash. Tarifa mesatare që paguan një student sot është 26 314 lekë për studimet “Bachelor”. Ndoqa dje protestën ku studentët nga kërkesa për tarifë zero shkuan në përgjysmim të tarifës. Qeveria vendos tavanin e tarifës ndërsa vendimmarrja është e universiteteve. Universitet janë të lira të orientojnë vendimmarrjen e tyre për arsimin publik.

Këtë vit buxheti për Ministrinë e Arsimit është rritur me 1 miliardë lekë, duke shkuar në 39 miliardë lekë, shumë kjo qe do të përdoret për rikonstruksionin e 78 shkollave, për rritjen e pagave, por edhe mbështetjen e projekteve të nisura kohë më parë.

EMISIONET