Rreth 800 çifte homoseksualësh kanë thënë "Po" së bashku në ditën që në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hyri në fuqi ligji që legalizon martesat gay. Vetëm në Siatëll autoritetet kanë celebruar martesën e 140 çifteve. Një çift femrash u shpreh: "Marrëdhënia jonë është më e fortë se kurrë tani që njihet edhe nga shteti. Shpresojmë që një ditë martesat mes homoseksualëve të legalizohen në të gjithë Amerikën." Përveç Uashingtonit, edhe Mejn e Merilend ka pranuar martesat mes personave të të njëjtit seks gjatë referendumit që u zhvillua më 6 Nëntor. Konektikat, Ajova, Masaçusets, Nju Hempshajër dhe Nju Jorku janë shtetet e tjera që kanë legalizuar martesat gay.  

/Ora News.tv/