Laurato Martinez është zyrtarisht një futbollist i Interit. Sulmuesi argjentinas ka dal në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ka folur për herë të parë si zikaltër.  Ndërkohë që Martinez ka zgjedhur dhe numrin që do mbaj në shpinë.

"Nuk do të ketë presion ndaj meje. Është një numër që e kam pasur dhe tek Racing dhe kur erdha këtu e pyeta nëse ishte në dispozicion. Jam shumë i lumtur ta vesh atë. Meqë Interi erdhi për herë të parë në Buenos Aires unë e kam dashur idenë e këtij projekti dhe trajneri Luciano Spalletti ishte gjithashtu i rëndësishëm.

"Ajo që më ndikoi më shumë ishte të dish se unë mund t'i përdor aftësitë e mia për të ndihmuar këtë ekip. Kishte kontakte me Racing dhe nga klubet e tjera, por Interi erdhi në fillim dhe kur mendova për Interin nuk kisha asnjë dyshim.

"Kam pyetur Diego Milito për këshilla dhe ai më tregoi se çfarë do të thotë të luash për Interin. E kam dashur idenë që nga fillimi. Milito më tregoi shumë për transferimin tim te Interi, ai më ndihmoi shumë dhe më bëri më të lehtë.

"Ai bëri shumë këtu, unë vetëm duhet të bëj çmos dhe të përpiqem të lë përshtypje të mirë. Milito bëri punë fenomenale, tani është radha ime për të bërë të njëjtën gjë.

"Unë dua të punoj shumë për të fituar një vend titullari fillestar dhe për të dhënë më të mirën në çdo moment, ashtu siç bëra tek Racing"."-përfundoi Martinez.

/Ora News.tv/